Fier, 17-vjeçarja gjendet e vdekur brenda gjimnazit

06.04.2017 15:40:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gjimnaz në qytetin e Fierit, ku një adoleshente është gjetur e pajetë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeçare me iniciale A.R e cila u gjet e vdekur në tualetin e shkollës private ‘Murialdo’.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së adoleshentes.