FIFA i dënon me para Xhakën dhe Shaqirin, por jo me lojë

25.06.2018 20:09:29
Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka marrë vendim që mos t’i suspendojë, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin me dy ndeshje mos lojë lidhur me veprimin e tyre në ndeshjen e fundit kundër Serbisë.

Në vend të kësaj, ata janë gjobitur me nga 10 mijë franga zvicerane, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, Stpehan Lichsteiner është dënuar me gjobë prej 5 mijë frangash zvicerane.

Ndryshe, festimi me shqiponjë  i Xhakës dhe Shaqirit mund t’i kushtonte atyre.