Filloi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e VV-së dhe LDK-së

10.09.2017 10:59:57
Shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur mëngjesin e sotëm për ta shqyrtuar kërkesën e VV dhe LDK-së për seancë të jashtëzakonshme.

VV dhe LDK kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ta diskutuar programin qeverisës të qeverisë Haradinaj që u votua mbrëmë.