Fillon shkolla e shtatë për liderë të rinj të presidentit Ivanov

14.08.2016 10:18:35

Gjithsej 45 pjesëmarrës dhe 28 ligjërues nga Maqedonia, Bashkimi Evropian, ShBA, Australia dhe Egjipti, do të jenë pjesë e Shkollës për liderë të rinj, që me iniciativë të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për herë të shtatë do të mbahet prej 15 deri më 26 gusht në Ohër.

Qëllimi i shkollës është tu mundësohet të rinjve, njerëzve të talentuar dhe novator nga Maqedonia ti mbindërtojnë dhe përsosin aftësitë e tyre, ti zhvillojnë aftësitë e liderit, përmes ligjëratave dhe trajnimeve në sfera nga lidershipi dhe menaxhimi.

Sivjet shkolla përkrahet edhe nga Fondacioni Aleanca e civilizimeve, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Qendra ndërkombëtare „Nizami Ganxhavi“ nga Azerbajxhani.