Flamujt i rrëzon era, ambasadori zviceran në Gjermani qesh

31.08.2018 22:48:21

Ambasadori i ri zviceran në Gjermani përjetoi një fillim jo edhe aq të mbarë të punës, por megjithatë ai pa anën qesharake të kësaj situate.

Paul Seger ishte duke xhiruar mesazhin e tij mirëpritës kur gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Menjëherë pasi ai shprehi dëshirën e tij që ambasada e Zvicrës në Berlin të jetë “shtëpia e miqësisë”, fryma rrëzoi flamurin gjerman dhe atë zviceran, që qëndronin prapa tij.

Ambasada nuk provoi që ta fshehë incidentin, madje edhe publikuan videon në rrjete sociale.