Forcat e rendit në Bolivi kanë qëlluar me armë mbi mbështetësit e presidentit të larguar, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

16.11.2019 15:30:56

Kriza politike në Bolivi ta dalë nga kontrolli, ndërsa policia ka qëlluar me armë mbi mbështetësit e presidentit të larguar Evo Morales, që tani po qëndron në Meksikë.

Deri më tani janë vrarë pesë persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, ndërsa shumë të tjerë po vazhdojnë të qëndrojnë përjashta presidencës

“Qeveria është duke kryer masakër, ata po i vrasin vëllezërit tanë”, ka shkruar Morales në Twitter. Presidentin e përkohshëm, Jeanine Anez ai e ka quajtur diktaturë, ndërsa ka kërkuar që të kthehet qetësia.

Hapja e zjarrit nga forcat e rendit, erdhi kur demonstruesit, shumica prej të cilëve kultivues bimësh, provuan të kalonin një ndalesë të vendosur nga policia.

Sipas një studenti që u ndodh në atë zonë, ka pasur shumë njerëz të gjakosur, duke pretenduar se numri i të plagosurve është shumë më i madh.