Mbahet riti tradicional i qethjes së deleve në Deçan

27.07.2018 18:31:05

Tradita e qethjeve të deleve në Komunën e Deçanit është e lashtë.

Ky moment për banorët e disa fshatrave është shndërruar në një festë tradicionale.

Ceremoninë e qethjes së deleve e përcjellin edhe tingujt e çiftelisë dhe tupanëve.

Koha optimale për këtë ngjarje është zakonisht nga gjysma e korrikut deri në javën e parë të gushtit.

Këtë vit Komuna e Deçanit qethjen e deleve e ka organizuar në bjeshkët e Roshkodolit.

Fitore Shala në një prononcim për RTV Dukagjinin ka folur për traditën e qethjes së deleve në Deçan.

“Riti i qethjes së deleve zhvillohet prej më shumë se një shekulli në Komunën e Deçanit. Kjo ditë festohet për begati, dhe që vitin e ardhshëm familjet të kenë më shumë dele e begati”, shprehet ajo.

Kjo ngjarje tradicionale, është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Deçanit.