Forcat kurde avancojnë në drejtim të Mosul-it në Irak

14.08.2016 19:41:20

Forcat kurde në Irak kanë deklaruar që kanë marrë nën kontroll disa fshatra në afërsi të Mosulit, vendi i fundit ky i mbajtur nga forcat e grupit të Shtetit Islamik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ofanzifa ka filluar ditën e diel, e mbështetur nga sulmet ajrore të udhëheqësit të koalicionuit kundër ISIS, Shteteve të Bashkuara.

Qeveria kurde dhe ajo e Irakut janë duke tentuar që të marrin kontrollin e qytetit Mosul.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh në Irak, ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik që nga viti 2014.

Një komandant nga radhët e kurdëve ka deklaruar që më shumë se 5,000 ushtarë kanë qenë të përfshirë në këtë operacion.

Përleshjet janë duke vazhduar akoma.