FSK blen xhipa afër 3 milionë euro

15.09.2016 12:10:11

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga data 19 shtator e këtij viti do të kenë mundësinë që të vozisin xhipa të rijnë.

Kjo ngase Ministria e Forcës së Sigurisë ka vendosur që3 t’i blejë 27 vetura (xhipa), të cilët do të përdoren nga pjesëtarët e FSK’së.

Siç duket FSK, po bëhet gati për tu bërë ushtri.

Rreth 2 milionë e 498 mijë e 850 euro do ti kushtojë MSFK’së furnizimi me këta xhipa.

Në përshkrimin e kontratës të publikuar nga kjo ministri thuhet se me anë të këtij tenderi do të bëhet furnizimi me këta xhipa të terrenit të cilët do ti kenë të gjitha pajisjet për vendosjen e armëve.

 

“…automejetet (xhipat) do të përdoren për njësit e veçanta te Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK), për plotësimin e nevojave dhe standardeve qe kërkohen me qellim te përmbushjes se kapaciteteve operacionale me qellim te arritjes e objektivave ne përmbushjen e misionit te FSK-se sipas misionit qe kane këto njësi dhe vet FSK-ja”, thuhet në tender.

Ndërkohë që kompania që do ta bëjë furnizimin me to është “AGS”. Kontrata planifikohet të nënshkruhet më 19 shtator.

E FSK sic duket nuk do të ndalet vetëm me blerjen e xhipave. Kjo ngase FSK do të blejë edhe dy autoambulanca të reja. Këto do ti kushtojnë buxhetit të ministrisë së FSK’së rreth 279 mijë e 250 euro.