Fundoset një anije turistike, ka të zhdukur

02.08.2017 14:38:24

Në anije gjendeshin 11 persona

Tre persona rezultojnë si të zhdukur pasi një anije turistike sot u fundos në Detin Mesdhe, afër bregut të provincës turke Muglla. Midis të zhdukurve është edhe pronari i anijes, njoftuan autoritetet lokale.

Në anije ndodheshin 11 persona kur ai është fundosur në afërsi të vendit të njohur turistik Marmaris.

Deri tani janë shpëtuar tetë udhëtarë. Arsyeja për aksidentin tani për tani nuk është e njohur, ndërsa shërbimet për situata të jashtëzakonshme janë në hetim të personave të zhdukur.