Fuqia e studentëve për ndryshime nuk është më ajo që ishte, pse ky regres ?

26.04.2019 20:52:53

Nga Xun Çetta

Për dallim nga e kaluara kur po na sundonte një parti polituike, pra ajo komuniste, Studentët e kishim më leht ti bëjm bashkë për ndryshime dhe progres, gjë kjo e cila sot, në emër të lirisë ka ndryshuar dhe në vend se për më mirë, mjerisht gjendjën e kemi më keq se sa në të kaluarën. Është kjo gjendje derisa sot tek studentet dhe në stafin e arsimit duke filluar nga Ministria e deri tëk Rektorati, po sundojn partitë në pushtet, paralel partive në opozitë dhe kështu, as tek studentët e as tek stafi i Rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit nuk ka bashkim forcash për ti nisur ndryshimët e mëdha…

E fillova tek shqetësimi më gjendjën aktuale tëk studentet ku do duhej të buron ndryshimi i madh e që të njëjtën gjendje e kemi në partitë tona politike si burim i këtij problemi, jo vetëm të ndarjës dhe ndikimit në grupacione tek studentet por në gjitha organizimet tjera duke mos i perjashtuar edhe disa OJQ, shoqata, fondacione dhe grupime të ndryshme politike të cilat sapo i bënë bashkë për të ndermarr diqka, ato nuk na dalin se jan të pa ndikuara nga parti të ndryshme politike.
Ka vite më radhë që kur studentet fillojn e protestojn duke i renditur kërkesat e tyre për ndryshim brenda Universitetit por, kur ata duhet të jen bashkë si fuqi, ata dalin të ndar në grupe dhe herë proteston njëri e herë tjetri grup !!! ndodh kjo si pasojë e ndikimit të partive politike aty. Kjo na bënë të friksohemi në vend se të shpresojm në lulën e rinisë sonë studentore.
Parlamenti i studentëve i cili përbëhet nga katër organizata, grupime do ti quaj unë në këtë gjendje, është mirë të funksionoj ndryshe nga parlamenti gjegjësisht Kuvendi i Kosovëstë, Një përbërje e këtij organizimi studentesh ku bëjn pjesë : 1.“Reforma në proces”, 2-“USPE”, 3-“Paqja studentore” dhe 4-“SKV” mendoj se do duhej ti ndihmojn kthesat, jo vetëm brenda Universitetit por edhe për ndryshime të mëdha politike në shkallë vendi. Thash se do duhej, por ja se nuk po ndodh kjo mrekulli edhe pse këto ditë kanë deshmuar se studentët dijn ti shtrojn dhe argumentojn kërkesat e tyre siq ndodhi para Rektoratit dhe fakulteteve tjera.
Në këtë kuptim gjatë protestimit tyre këto ditë, e pelqeva z. Erzen Hyseni nga organizata “Paqja Studentore” kur thot : ,,Ndikimi i politikës në Universitetin e Prishtinës nuk është vetem një problem i vetëm me të cilën përballet ky universitet“ ai ka përmendur edhe probleme tjera me të cilat po përballen studentët.
Pas z.Hyseni, në emër të Parlamentit studentor ka folur vet Arlind Basha, i cili ka thënë se, kërkesë e tyre është edhe funksionalizimi i ndërtesës së Fakultetit të Bujqësisë, ku sipas tij ndërtimi i këtij fakulteti ka filluar në vitin 2012 dhe janë shpenzuar rreth 5 milionë euro për ndërtimin e tij dhe atë ditë e sot, studentët nuk po mund ta shfrytëzojnë atë objekt.
Basha ka thënë se studentët e Universitetit të Prishtinës përballen me kushte të vështira, ngase nuk kanë literaturë të mjaftueshme, kanë mungesë të laboratorëve në Fakultetin e Mjekësisë dhe kushte shumë të vështira në Fakultetin e Arteve figurativ.
Parlamenti Studentor nder tjera kërkon që urgjentisht të shkarkohet BORDI i UP-së, ata janë të politizuar dhe nuk po merren me problemet reale të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Ndër kërkesat tjera të tyre është edhe anulimi i vendimit që studentët për t’u regjistruar për studime master dhe në doktoraturë po kërkohët të kenë certifikatë të gjuhëve të huaja.
Pra studentet kërkojn që të hiqet kushtëzimi si barrierë pengese për ta ku aktualisht sejcili studentë që donë ta ketë të drejtën e regjistrohet në master dhe në doktoraturë, atij paraprakusht i duhet të certifikohet në një kurs të gjuhëve të huaja, kurs ky te cilin ia cakton Ministria Arsimit ku studenti do duhet të paiset me një certifikatë të gjuhëve të huaja dhe këtë duhet ta bëjë vetëm aty ku i cakton Ministria e Arsimit, pse të ndodh kjo ?. A nuk po shihet hapt se perfitimi i kontrolluar nga të emruarit politik tashme ka dal në siperfaqe.
Ja sa mirë sjellin studentet kunder argumentin e tyre në këtë kushtëzim perfitimi të emruarve politik kur pyesin: ,,Atëherë çfarë qëllimi ka për shembull Fakulteti Filologjik për gjuhën angleze, kur ata janë të diplomuar të asajë gjuhës dhe nëse dëshirojnë të vazhdojnë master të gjuhës angleze ata duhet të certifikohen në gjuhën angleze në po atë kurs të cilin e cakton MASHT“. Ju lutëm a nuk është apsurd ky, a nuk do të thotë kjo se është e gjitha për përfitime personale ?
Në vazhdim ata thojn : ,,Kemi edhe një sërë problemesh siç është puna praktike në Universitet, ku studentëve nuk iu ofrohët që të kenë punë praktike dhe pastaj po kanë shumë problem që të ballafaqohen me tregun e punës. Pra, është shumë e nevojshme që Universiteti i Prishtinës t’iu sigurojë këtyre studentëve një punë praktike. Kështu dëgjova dhe lexova të thojn ata.
E di se po e teproj dhe shkoj shumë gjatë, kam shkruar në vazhdimësi në këtë regres organizimi të fuqishëm i cili po na mungon, kam shkruar mbi sa e sa protesta të izoluara, greva nen tenda para kryeministrisë, protestat e Nënave Gjakovare, ato të Trepçës etj të cilat i kanë bërë të deshtojn vet partitë politike, dikund duke i shkelur më para grevistët nen tenda, diku duke tentuar ti pervetsojn nismat e tyre si kanë vepruar disa parti të caktuara politike e në forma tjere të cilat kanë bërë të mos ndez kthesa e madhe gjithë popullore siq ka ndodh sa herë bash në kohën kur na kërkonte nevoja për ndryshom.

Në veqanti pikën më të dobët e kemi aty ku ka të bëj më fondacione,perjashtuar shoqata të dëshmuara si ,,Nënë Tereza“ ajo ,,Feniksi“ vjen ,,Shoqata Salih Çekaj“ pastasj ,,Bereqeti“ edhe pse u qua pluhur për këtë shoqatë por, këto dhe Shoqata tjera pa i permendur më emer, janë ato të cilat kanë ndertuar e ndihmuar skamnorët por në veshtersi të donacioneve të parapara si pasoj e frikës nga qytetarët për të kontribuar sa duhët.

Ne, thjesht kemi regres të tepruar në humbje besimi për të organizuar ndryshimët e mëdha.

Edhe protesta e VV-së sot, fatmirësisht nuk dështoj si nevojë që të ndihët zëri i qytetarit të dëshpruar për mes protestave krejt paqsore por, ka mundësi që ti shmangum lëshimet e sa e sa herë ku në vend të suksesit kemi sjellur tmerr në deshtime deri në eskalim të dhunës dhe ftohjës së qytetarit.

Vendi, urgjentisht donë ndryshime por kurr të pjesëshme, të izoluara nga ato masive e gjothëpopullore si pasoj e vrapimit për ti paternalizuar ato. Kjo, si fillim natyrshëm fillon nga dikush por me pas, ngritet këshilli organizativ i nismave te reja për ndryshim ku do bëhën gjithëpopullore, në të kunderten, më protesta e greva të izoluara në parti politike dhe klanizmëm të pa dukshëm edhe më ata jasht asaj publike, ne mund të mbesim kështu siq jemi duke u perplasur më shumë më vetvehtën sesa të perballemi dhe luftojm të keqën për të sjellur ndryshimet e mëdha çfarë i duhën vendit.

Nuk bëhen kthesat duke i bërë dosie njëritjetrit pa i ballafaquar ato.

Luzern 26.04.2019