Futbollisti i famshëm, Douglas Costas,i shpëton mrekullisht vdekjes

05.02.2019 13:15:11

Frikë për jetën e Douglas Costas, por, fatmirësisht, futbollisti i Juventusit ia ka hedhur me vetëm disa lëndime të lehta. Këtë të hënë në mëngjes, braziliani u përfshi në një aksident rrugor në Torino  në autostradën A4 pranë komunës Santhia në Vercelli. Mjeti me të cilin po udhëtonte, një Jeep Cherokee, është dëmtuar shumë nga përplasja me një Fiat Punto, që drejtohej nga një 47-vjeçar, që është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime serioze.

Ende nuk është e qartë dinamika e aksidentit, por mund të thuhet se Douglas Costa nuk po kalon një moment pozitiv, që nga pështyma ndaj Di Francescos, që u pasua me skualifikim, e deri te dëmtimet, i fundit në ndeshjen me Parmën, që ka vënë në dyshim serioz praninë e tij në fushë ndaj Sassuolos.