Gazetarja goditet nga plumbi, teksa transmetonte videon në Facebook (Video)

05.11.2016 16:58:32

Një video tronditëse – që zgjat pak më shumë se 30 sekonda – shfaq momentin kur gazetarja Erin Schrod goditet nga një plumb gome në shpinë, para se të bie me dhembje të mëdha në tokë.

Ajo po intervistonte një demonstrues në një protestë në Dakotën Veriore në SHBA. Por, teksa e shfaqte drejtpërdrejtë videon në Facebook, merr goditjen, transmeton Telegrafi.

Pas incidentit, Erin në Facebook ka shkruar: “U godita. Policia e armatosur shtiu në mua”!

Ajo raportonte nga protesta kundër një tubacioni që planifikohet të kalojë në rezervatin e indianëve indigjenë.

Policia thotë se nuk ka marrë ankesa, ndaj nuk mund të komentojë për rastin.