Gecaj: Kadaj-Bujupi është një inatçore që shëtit nëpër parti

25.08.2016 17:28:22

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar në drejtim të Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bejram Gecaj për të cilin ka theksuar se ka bërë keqpërdorimin e fondit të 3 përqindëshit dhe përçarje të mërgatës shqiptare.

Përmes një statusi në Facebook Donika Kadaj-Bujupi ka bërë këto akuza duke thënë se Gecaj bënë deklarata të ndryshme pa fije turpi e që në shumë raste ngjason në një person me gjendje jo të mirë psikike.

Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline Bajram Gecaj ka theksuar se Donika Kadaj-Bujupi nuk e njeh fare atë.

“Donika Kadaj Bujupi nuk më njeh mua fare. As nuk më ka njohur në atë kohën që ajo flet tani. Me të jemi njoftuar pas kthimit tim në Kosovë  kur kishte funksionin e saj në AAK ndërsa unë në atë kohë isha në funksionin tim si analist i lartë politikë në Ambasadën Amerikane”, ka thënë Gecaj.

Gjithashtu sipas tij akuzat dhe reagimet e deputetes Kadaj-Bujupi janë veçse inatqore.

“Kjo është vetëm një reagim inatçor i një personi e cila shëtit prej një partie në partinë tjetër”, ka përfunduar Gecaj.