Qytetarët e Istogut ndezin qirinj në nder të policit të vrarë

28.12.2018 21:13:24

Qytetarët e Istogut mbrëmjen e sotme kanë ndezur qirinj për nder të policit të vrarë Izet Demaj.

“Hero” është konsideruar nga vet qytetarët e kësaj komune polici Demaj, i cili ditën e djeshme u vra nga hajduti që kishte tentuar të plaçkiste një bankë në qytetin e Istogut.

Rikujtojmë që dita e shtunë është shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./indeksonline/