Një burrë i armatosur mban tetë pengje në qytetin çek Pribram

28.12.2018 20:59:09

Një burrë i armatosur mban të paktën tetë persona si pengje në filialin e bankës “Unikredit” në qytetin çek Pribram.

Sipas një pjese të mediave çeke, burri fillimisht ka marrë nëntë pengje, por ndërkohë një ka liruar.

Personi i armatosur pohon se nuk ka për qëllim të lëndojë askënd.

Në vendin e incidentit ka njësi policore dhe një negociator, por ende nuk dihet nëse burri i armatosur   ka ndonjë kërkesë.

Sipas disa mediave lokale policia tashmë ka hyrë në bankë dhe janë dëgjuar shpërthime.