Gëzim Kelmendi, godet partitë e mëdha: Pse po frikësoheni t’i hyni vetëm garës

21.05.2017 12:34:51

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, duke folur për koalicionet parazgjedhore, të bëra në mes partive politike në Kosovë, ka pyetur se pse subjektet politike po frikësohen të hynë vetëm në garë.

Ish deputeti Kelmendi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke iu adresuar partive që kanë bërë koalicione, ka thënë  se “17 vite pas luftës në Kosovë jeni parti politike, tash frikësoheni të hyni vet në garë”.

“Pse po frikësoheni. Nëse jeni të pastër dhe të sigurt se i keni bërë mirë popullit dhe Kosovës, urdhëroni dhe po ballafaqohemi si burrat me 11 Qershor. Përndryshe, humbjen e keni të sigurt, ngase ne kemi lidhur koalicion me qytetarin, e ju keni lidhur koalicion me interesin dhe xhepin. Ju mirëpresim me 11 Qershor. Vota e popullit do të iu tregoj vendin”, ka shkruar Kelmendi.