Gjashtë viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

15.10.2020 20:03:42

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.445 teste, ndërsa janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-277, Kumanovë-17, Dibër-7, Shtip-22, Prilep-26, Tetovë-18, Strugë-8, Veles-10, Manastir-13, Ohër-4, Kavadar-4, Gostivar-5, Gjevgjeli-24, Strumicë-30, Kriva Pallankë-2, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Vallandovë-5, Vinic-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-15, Resnjë-8, Negotin-5.

Instituti i Shëndetit Publik regjistron 168 pacientë të rikuperuar nga koronavirusi.

Gjashtë persona vdiqën në spital, pacientë nga Manastiri (66), Kumanova (57), Prilepi (72), Sveti Nikollë (69), Veles (67) dhe Negotinë (55).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 22.170.