Gjendet trupi i pajetë i Sali Gerqinës

01.07.2017 20:48:58

Është gjetur trupi i pajetë i kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gerqinës.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. Sali Gërqina ishte zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshejtë. Për kërkimin e tij ishin angazhuar ekipet e policisë, bashkë me FSK-në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë.