Gjenerali Shqiptar Demiraj: Ekstradimi eventual në Serbi i Haradinajt është akt lufte me të gjithë shqiptarët

07.01.2017 21:10:32

Gjenerali i njohur shqiptar Dritan Demiraj ka shprehur mospajtimin e thellë me përpjekjet për ekstradim të Ramush Haradinajt në Serbi. Madje sipas tij nëse kjo ndodh është e barabartë me akt lufte, prandaj u bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen që të dalin në protesta deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga Franca.

“Të nderuar bashkëkombas!

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të dalin në protesta deri në lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkëputjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me qeverinë e Serbisë.

Lexo po ashtu:  Kush janë 15 “super personat”  që po kërkohen nga Policia e Kosovës

Nëse Ramushi ekstradohet kjo do të thotë njëlloj si një akt lufte me Shqiptarët.

Gjithmonë deri në vdekje me heronjtë e luftës dhe kundër bashkëpunëtorëve shqiptarë të serbëve. DD”, përfundon thirrjen  e tij, ushtaraku Demiraj, i njohur për reagimet e tij kombëtare, dhe të ndjeshmërin e jshtëzakonshme lidhur me fatin e shqiptarëve në Ballkan.