Gjermania mbështet Maqedoninë në përafrimin me BE-në dhe NATO-n

09.06.2017 18:56:35
Gjermania mbështet Maqedoninë në përafrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, i tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Në mesazhin e urimit për zgedhjen e tij kryeministër dhe formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Merkel tha se Qeveria e saj “mbështet fuqishëm përafrimin e mëtejmë të Maqedonisë me BE-në dhe NATO-n”.

Merkel po ashtu tha se gëzohet që do të takojë personalisht Zaevin në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, më 12 korrik, njoftoi Zyra për media e Qeverisë së Maqedonisë.

Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur më 31 maj qeverinë e udhëhequr nga Zaev, duke i dhënë fund bllokadës gjashtëmujore politike.