Gjermania merr 47 pacientë nga Italia, për ta ndihmuar në krizën e coronavirusit

26.03.2020 22:18:10

Spitalet gjermane do të marrin mbi të paktën 47 pacientë nga Italia në një shfaqje të solidaritetit evropian, tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas të enjten, shkruan Reuters.

“Ne qëndrojmë me miqtë tanë italianë. Ne mund ta trajtojmë këtë vetëm së bashku”, tha Maas.

Përpara rritjes së pritshme të infeksioneve lokale, për të cilat po përgatiten autoritetet gjermane, grupi i parë nga gjashtë pacientë italianë mbërritën në Aeroportin e Leipzig të martën.

North Rhine-Westphalia në Gjermaninë perëndimore gjithashtu ka njoftuar se do të marrë mbi 10 pacientë italianë në ditët në vijim.

Që nga e mërkura, 36.508 njerëz u infektuan në Gjermani dhe 189 vdiqën, sipas Institutit Robert Koch.

Ndryshe, të mërkurën, 683 njerëz vdiqën në Itali, 743 të martën, 602 të hënën, 650 të dielën dhe 793 të shtunën, numri më i lartë që nga shpërthimi në 21 shkurt, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali u rrit me 6153, nga 74,386 në 80.539, numri më i lartë i rasteve të reja që nga 21 mars.

Rajoni më i prekur Lombardia, ka parë një rritje të viktimave dhe është akoma në një situatë kritike me një total prej 4861 të vdekur dhe 34.889 të infektuar, ose 387 të vdekur më shumë dhe 2543 më të infektuar në krahasim me të mërkurën.