Gjuha amtare është gjuhë shpirtrore!

07.02.2019 11:40:14

Nga Ahmet Asani


Jetën tuaj pas vdekjes e krijoni tani ne kete bote! Sa jeni gjallë ne këtë bote leni vepra te mira dhe do jeni gjallë per jetë. Zoti te gjithë njerëzve u jep shpirtra te mire! Zoti jo vetem qe nuk jep shpirtera te keqi por as qe lejon qe ta prishni shpirtin. Shpirti vetem regjistron çdo veper dhe eshte ai deshmitari qe para Zotit do deshmoj per vdo veper qe kemi bere! Shpirti te cilin na e ka dhene Krijuesi nuk mund te prishet e as te mendoj keq. Shpirti eshte ai qe gjithemone na meson per t’mirë. Eshte ‘Mendja e Pashpirt’ ajo qe mendon keq e jo shpirti. Prandaj o njerez, sa here qe doni te beni mire degjojeni shpirtin sepse vetem nepermjet shpirtit mund te komunikoni me Krijuesin. Vetem nje ‘MENDJE SHPIRTRORE’ qe beson ne Zot, mund ta degjoj shpirtin e te veproj shpirtnisht, e jo nje Mendje e pashpirt qe nuk beson ne Shpirt te cilin na e ka dhene Krijuesi. ‘MENDJE SHPIRTRORE’ eshte ajo mendje qe beson ne energjine e pakufishme te gjithesise te cilen mund ta quajm Zot e Krijues. Kur mendoni me mendje racionale ‘joshpirtrore’ do thoni se keto gjera jane te pakuptueshme dhe iracionale – keni te drejte keshtu mendon mendja racionale te cilin nese e degjoni as qe keni llogari te jetoni! Iracionalen mund ta kuptoni vetem kur ta arrini nivelin e jetes shpirtrore. Niveli i jetes shpirtrore arrihet nepermjet mendjes shpirtrore. Mendja shpirtrore apo fryma shpirtrore e mendjes (gjerm.der Geist, kroatisht DUH) mund te arrihet ose me dije e pune shkencore ose me besim, lutje e meditim. Rruga deri te Zoti me Dije, Pune e Shkencë eshte me e veshtire por me e Lavdishme. Zoti i do me shume besimtaret shkencor qe bejne zbulime dhe ia lehtesojne jeten njerëzimit se sa Kleriket qe fjalen e Zotit e shesin per para! E verteta eshte qe Zoti u ka dhene njerezve diçka te tijen e ky eshte shpirti nepermjet te cilit mund ti afrohen Zotit, ta bejne mendjen me shpirtnore qe t’mund ta ndryshojne veten per t’mirë. Niveli shpirtror i jetes mund te arrihet edhe me Besim, Meditim e Lutje, por me kusht qe keto Lutje ti kuptoj ai qe Lutet!
Zoti nuk mund ti doj fanatiket e xhahilet qe i luten Zotit ne nje gjuhe te cilen nuk e kuptojne. Mekat te madh bejne te gjjthe ata qe i manipulojne njerëzit dhe u thone atyre qe Zoti kupton vetem lutjet ne gjuhen hebraike, latine, greke, arabe, turke apo sllave. Per shqiptarët vetem gjuha shqipe mund te jete gjuhe shpirtnore!