Gjukanoviq viziton Ulqinin e shqiptarëve, sheh nga afër investimet milionëshe

07.04.2018 21:12:33
Kandidati për president të Malit të Zi nga Partia Social Demokrate, Milo Gjukanoviq sot e ka vizituar qytetin shqiptar të Ulqinit.

 

 

Ai i ka vizituar punimet e kompanisë ndërtimore “Karizma” në dikur hotelin “Belvi” dhe “Olimpik”.

Gjukanoviq në bisedë me menaxherin e kompanisë është shfaqur i lumtur me dinamikën e realizimit të këtij investimi.

Në këtë vizitë Gjukanoviq është pritur edhe nga kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu dhe liderë tjerë të partive shqiptare, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, këto objekte qysh në fund të muajit të ardhshëm do të mund të presin mysafirët e parë.

Ai ka thënë se ulqinakët dhe Ulqini po kontribuojnë në imazhin e mirë të Malit të Zi, të një hapësirë stabile shumetnike. “Ky qytet është i njohur për kualitetin e turizmit, mirëpritjen dhe fuqinë punëtore”, ka thënë Gjukanoviq.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen më 15 prill dhe Gjukanoviq llogarit favorit. Ai e ka mbështetjen e shqiptarëve të Malit të Zi.

Mbështetje Gjukanoviqit i ka dhënë edhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj duke iu bërë thirrje shqiptarëve dhe të tjerëve që ta votojnë atë.

gjuka2