Gjuriq: Serbia e ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për Haradinajn

09.02.2017 17:18:36

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia u ka dorëzuar organeve franceze të gjithë dokumentacionin e nevojshëm me të cilin mund të procedojnë sipas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

“Vlerësoj se krimi duhet të ketë emër dhe mbiemër, që kriminelët duhet të përgjigjen dhe se krimi duhet të dënohet”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Gjykata në Colmar të Francës sot ka shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt dhe ka vendosur që vendimin ta marr me 2 mars.