Gjykata Penale në Maqedoni shpalli fajtorë ish-kryeministrin Gruevski dhe ish-zëvendësministrin e Brendshëm, Popovski

23.05.2018 14:42:46

Gjykata Penale në Maqedoni ka shpallur sot fajtor për rastin “Tanku” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zëvendësministrin e Brendshëm, Gjoko Popovski. Gruevski është dënuar me të cilit 2 vite heqje lirie, ndërsa Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim dhe mbi ta rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria Speciale në seancën e fundit kishte kërkuar kërkoi nga gjykata që Gruevski të shpallej fajtor për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë euro, pasi afera korruptive është realizuar me dijeninë e plotë të ish-kryeministrit dhe është paguar me paratë e buxhetit të shtetit.

Me ndihmë juridike ndërkombëtare, Gjykata Penale ka vërtetuar se Mercedesi i blinduar është porositur ende para se MPB-ja të nënshkruante marrëveshjen me ndërmarrjen distributore nga Maqedonia.

Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga gjykata që të rrëzohej akuza e Prokurorisë, ndërkohë që ish-zv/ministri tha se procedura për blerjen e Mercedesit ka qenë ligjore.

Në rastin “Tanku” e akuzuar është edhe ish-ministrja Gordana Jankuloska, por procedurat për gjykimin e saj janë ndërprerë për shkak të shtatzënisë së rrezikuar.

Mediat maqedonase theksojnë se Gruevski mund të mbetet i lirë me kusht, pasi ai nuk rezulton i dënuar më parë.