Godet këmbësorin për vdekje, lirohet deputeti i Shqipërisë

12.08.2017 16:45:26

Deputeti Aqif Rakipi do të hetohet në gjendje të lire për aksidentin e ndodhur në orët e para te mëngjesit të sotëm.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, këmbësori “i ka ndërprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme Rakipit, duke bërë që ta ketë të pamundur të beje manovër me makinën që drejtonte”.

Pas aksidentit, deputeti i PDIU-se u largua nga vendi i ngjarjes dhe u vetëdorëzua pak çaste me vonë në komisariatin e policisë.