Greqi, flaka olimpike nis udhëtimin për në Korenë e Jugut

25.10.2017 00:31:35

Flaka Olimpike për Lojërat Dimërore në Korenë e Jugut është ndezur sot në një ceremoni në vendin Olimpia në Greqi, ku kanë lindur Lojërat Olimpike.

Tashmë Flaka Olimpike do të udhëtojë për një kohë të gjatë për të arritur në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, më 9 shkurt të vitit 2018, në Korenë Jugore.

Flakadanin Olimpik e ka mbajtur i pari sportisti 24 vjeçar grek, Apostolos Angelis.

Parashikohet që më 30 tetor, pas 2,129 kilometrash, Flaka Olimpike do të arrijë në Akropolin në Athinë.

Pa kësaj, flaka i dorëzohet Komitetit Organizativ të garave në Pjeonçang të Koresë Jugore, në ceremoninë që mbahet në stadiumin e Panatenaikosit në Athinë, vendi ku është mbajtur Olimpiada e parë moderne, në vitin 1896.

Flaka Olimpike do të arrijë në kryeqytetin Seul të Koresë Jugore më 1 nëntor, e pastaj ajo do të lëvizë tre muaj brenda këtij vendi.