Manchester City sërish merr një rezultat zhgënjyes pasi këtë herë ka barazuar 1-1 me Tottenhamin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Premier Leagues angleze.
Menjëherë pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por përgëzoi lojën e lojtarëve të tij.
“Bëmë paraqitje të shkëlqyer, është për të ardhur keq se si përfundoi ndeshja. Jemi të dëshpëruar për atë se çfarë ndodhi, por jam krenar me paraqitjen e lojtarëve të mi”, u shpreh Guardiola.
Pas këtij barazimi, Manchester City mbetet në vendin e pestë me 43 pikë të grumbulluara, ndërsa Tottenham renditet në vendin e dytë me 56 pikë.