Guvernatori Cuomo: COVID-19 po shpërndahet në Nju Jork si një tren i shpejtësisë së lartë

25.03.2020 01:02:55

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, apeloi për furnizime të pajisjeve mjekësore, ndërsa paralajmëroi se virusi COVID-19 po përhapet në shtetin tij më shpejt se sa një tren i shpejtësisë së lartë.

“Apeksi është më i lartë se sa ne menduam e më i shpejtë gjithashtu. Na duhet tani ndihma e federalëve. Te ne po ndodh më përpara, por ju siguroj se çfarë po ndodh te ne, do të ndodhë edhe në Kaliforni dhe Ilinois. Na kanë dërguar vetëm 400 ventilatorë. Atëherë zgjidhini vetë 26 mijë njerëzit që do të vdesin”, tha Cuomo për mediat duke shtuar “Po na vjen një tren i shpejtësisë së lartë”.

Deri më tani në Nju Jork janë të infektuar 25 mijë persona si edhe 210 viktima nga COVID-19.  Në këtë shtet janë 7 mijë ventilatorë, por sipas guvernatorit duhen 30 mijë të tillë.