Habit Hummels: Bayern Munich fiton, por nuk luan mirë

10.02.2017 10:20:35

Mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels, ka insistuar se skuadra e tij nuk është duke luajtur futbollin më të mirë në këtë moment, duke i dhënë shpresë Arsenalit përpara ndeshjes së Champions-it. “Topçinjtë” përballen me një detyrë të frikshme kundër kampionëve të Bundesligës. Verilondinezët kanë mbetur jashtë 1/16 finale nga përplasjet me gjigantët gjermanë në dy nga katër sezonet e fundit. Arsene Wenger e luan ndeshjen e parë në “Allianz Arena”, më 15 shkurt, por Hummels është plotësisht i vetëdijshëm se Bayern nuk është aktualisht në më të mirën e vet:

Për mua, personalisht, çdo gjë është e madhe këtë sezon. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si po luaj me ekipin, me rezultatet tona dhe pozitën në tabelën e klasifikimit, që është në rregull… Në fakt, në fushë nuk jemi gjithmonë duke luajtur në nivelin që pritej. Kjo është një gjë që ne e shohim, por nuk mund të ndryshojë menjëherë, thjesht sepse ju e keni vënë re atë. Ne duhet të punojmë shumë për të ndryshuar. Megjithatë, jemi në vendin e parë, katër pikë të qarta nga pjesa tjetër e ekipeve. Por, natyrisht, jemi ende shumë larg nga më e mira.”

Hummels parashikon një sfidë të vështirë ndaj Arsenalit, në Champions, duke këmbëngulur se është në pritje të njëlloj tjetër qasjeje në lojë: “Është një sfidë e vështirë, por shumë tërheqëse. Është e mirë, sepse është në kontrast të plotë me të gjitha ndeshjet tona të tjera. Arsenal ka një ekip, që dëshiron të luajë futboll, i pëlqen të jetë në posedim të topit. Që kur Arsene Wenger është atje, prej 20 vitesh, kjo është mënyra e lojës së tyre.”/telesport.al