Hamilton pranon sfidën: Ferrari e Red Bull kanë bërë progres

13.03.2017 13:06:22

Lewis Hamilton nuk ka asnjë dyshim, që dominimi i Mercedes në Formula 1 ka mbaruar dhe se këtë vit do t’i duhet të përballet me Ferrarin dhe Red Bull për të fituar titullin kampion. Makina italiane ka qenë protagoniste e testeve dimërore, ndaj për Mercedes gara e parë në Australi ka për të qenë e vështirë. “Ferrari ka bërë një punë fantastike, madje mendoj se nuk kanë treguar të gjithë potencialin. Ritmi që ata treguan në pistë gjatë testeve ishte fantasti, duket qartë se mes nesh do të ketë shumë rivalitet këtë vit në pistë”, u shpreh sot piloti britanik

Ndërsa makina austriake Red Bull ishte disi më në hije gjatë këtyre testeve, duke qenë forca e tretë, pas Ferrarit dhe Mercedes. “Zakonisht këto teste shërbejnë për të parë se si funksionojnë ndryshimet e ndryshme të bëra gjatë dimrit. Ndaj pres që edhe Red Bull të jetë competitive në garë, duke bërë një sfidë treshe për titullin kampion në Formula 1”, tha Hamilton, që pavarësisht kësaj nuk fsheh objektivin e tij për t’u shpallur kampion. “Objektivi ynë në këto teste nuk ishte që të ishim më të shpejtë, por të zbulonim se si reagon vetura. Arritëm ato kohë që dëshironim”, tha Hamilton. /telesport.al/