Hapet për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

09.01.2017 22:27:26

Është hapur për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur përmes një komunikate se  të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend janë të qarkullueshme.

“Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, menaxherët rajonalë dhe ekipet tjera  po vazhdojnë monitorimin dhe punën për pastrimin e të gjitha rrugëve duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion”, thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit.