Haradinaj: Debati i nesërm po e humb seriozitetin

02.08.2016 21:01:42

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në lidhje me tryezën për demarkacionin me Malin e Zi, që pritet të mbahet nesër.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ky debat po e humb seriozitetin, derisa pas tërheqjes së Baton Haxhiut nga moderimi i tij, ka propozuar që këtë debat ta udhëheq Greg Delawie.

Siç duket debati i neserm po e humb seriozitetin për ta zbardhur të vertetën e pritshme, dhe kjo, jo për fajin e opozitës, por për shkak të së vërtetës së pamohushme që ajomarrëveshje ishte e gabueshme dhe si e tillë duhet të hidhet posht nga deputetët e Parlamentit të Kosovës. Meqë po duket që edhe Baton Haxhiu, qenka tërhequr nga moderimi i kësaj konference, atëher do ishte e udhës që këtë diskutim ta udhëheq dikush nga ekspertët ose ndoshta një ambasador të cilit i shkon fjala ( pse jo edhe Greg Delawie) dhe mund ta shpëtojë këtë debat nga dështimi absolut.