Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7.000 palestinezë

02.08.2016 21:04:17

Forcat izraelite të sigurisë në korrik kanë arrestuar 574 palestinezë, raporton Anadolu Agency.

Në njoftimin e përbashkët të Shoqatave të të Burgosurve Palestinezë, Qendrës për të Drejta të Njeriut El-Mizan dhe Shoqatën për mbrojtjen e të burgosurve dhe Komisioni i të liruarve thuhet se vetëm në korrik janë arrestuar 574 palestinezë.

Nga tetori i vitit të kaluar deri më sot numri i palestinezëve të arrestuar është rritur në 6.900. Në mesin e tyre gjenden edhe 12 gra si dhe 111 minoren.

Po ashtu, theksuan se në mesin e pothuajse 7.000 palestinezëve të burgosur gjenden edhe gjashtë deputetë dhe 21 gazetarë.

Në burgjet Megiddo dhe Ofer janë mbyllur 350 fëmijë palestinezë.

Tensionet në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem janë rritur, mes tjerash, për shkak të xhamisë Al-Alsa.

Kohën e fundit shpesh herë lexojmë lajme se është vrarë palestinez për shkak të sulmeve të pretenduara ndaj izraelitëve.