Haradinaj fton qytetarët të marrin pjesë në aksionin për pastrimin e Kosovës

29.08.2018 15:27:14

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Taskë Forcën dhe grupin teknik për mbrojtje të mjedisit.

“Në Qeveri, dje, miratuam Planin e aktiviteteve dhe buxhetin për realizimin e pastrimit të tërësishëm të Kosovës nga mbeturinat e dy dekadave të fundit. Sot zhvilluam një takim të përbashkët me task-forcën dhe grupin teknik, me të cilët po punojmë dhe po bëjmë përgatitjet që më 15 shtator aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, me kohëzgjatje tremujore, të zhvillohet me sukses.

Duke synuar që ky projekt masiv mjedisor ta ketë edhe dimensionin vetëdijësues për shoqërinë tonë, ftoj të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij aksioni dhe të vazhdojmë të kujdesemi bashkë për hapësirën ku jetojmë!”, ka shkruar ai në Facebook.