Haradinaj: Marrëveshja me Listën Serbe, marrëveshje e zorit

12.04.2018 11:41:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një diskutimi të hapur të organizuar nga Lëvzizja FOL, foli për marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe duke e quajtur “marrëveshje të zorit” raporton “Zeri.info”.

“Me Listën serbe ka qenë një “marrëveshje e zorit”, në atë kohë nuk kemi pyet çka na ndan por çka na bashkon. Nuk kemi folur për Asociacionon se e kemi ditur që ajo na ndan, kemi folur për rend dhe ligj, siguri etj., dhe unë këtë marrëveshje e kam respektuar”, theksoi Harandinaj.

Madje sipas tij pas arrestimit të politikanit serb, Marko Gjuriq ka ndodhë siç tha ai “idhnimi dhe kanë ndryshuar marrëdhëniet tona”.