Haradinaj në Krushë të Madhe: Gratë krushjane u ngritën mbi tragjedinë e luftës

03.09.2019 21:46:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot kombinatin “Krusha” në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Sipas një njoftimi, me këtë rast ai ka thënë se nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të shohësh fuqinë e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, duke u faktorizuar si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit.

Haradinaj ka shtuar se ‘koncepti 100% shtet’, që është edhe sllogan i AAK-së, mbështetet tek njerëzit e vendosur që nuk zmbrapsen para sfidave.