Haradinaj nuk i shkon Mogherinit në takim

29.04.2019 17:01:31

Pak minuta më parë në Berlin ka përfunduar takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pjesë e këtij takimi ka qenë e paraparë të jetë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Por ai ka refuzuar që të shkojë aty.

Pas takimit me Mogherinin, Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli do të takohen me Ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell.