Haradinaj premton një version të drejtë të Demarkacionit

30.05.2017 18:57:16

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj para banorëve të Kodrës së Trimave ka treguar se si do të shqyrtohet Demarkacioni nëse ai do të vie në pushtet.

 Ai ka bërë të ditur se do ta bëj një komision të ri i cili do ta rishqyrtojë këtë marrëveshje, në mënyrë që të nxirret versioni i drejtë.

“Murat Meha ka probleme me ligjin dhe nuk do të mund ta vazhdojë punën në këtë komision. Do ta realizojë një komision të ri për Demarkcionin që të nxirret versioni i drejtë. Pastaj do të fillojë një proces i rinegocimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së gjithashtu ka ëbrë të ditur se do t’i shkruajë një letër BE-së në mënyrë që ta fillojë procesin e liberalizimit deri sa të zgjidhet Demarkacioni.

“Do t’i shkruajë letër BE-së që të fillohet me liberalizim, pasi do tu them se ka dalur një problem. Nuk besoj se do të shkojë gjatë deri te vendimi”, shtoi Ramush Haradinaj.