Haradinaj: Sot një javë mund të ndodhë votimi për Qeverinë

10.07.2017 22:17:27

Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot një javë (17 korrik) mund të ndodhë votimi për qeverinë, njofton Klan Kosova.

“Sot një javë ka gjasa reale të ndodhë votimi për qeverinë”, tha Haradinaj në Zona B të Klan Kosovës.

Ai tha se janë të interesuar që ta kryejnë këtë punë sa më shpejtë pasi që Kosova nuk duhet të humbë më kohë.

“Besoj që kjo është e mundur deri sot një javë, deri të hënën. Edhe unë kam ide, jam konsultuar me plotë palë rreth kësaj teme”.

“Jemi të vetëdijshëm, nuk duam t’i humbi kohë Kosovës, Kosova ka humbur mbi 10 vjet në disa tema e procese”, shtoi Haradinaj duke thënë se mendojnë që të veprojnë menjëherë sa i përket kësaj çështjeje.