Haradinaj: Tush Lladrovci, burrë i madh i kombit, që i dha shumë Kosovës me dekada

04.08.2017 21:20:25

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar Tush Lladrovcin, që ndërroi jetë sot.

Haradinaj ka thënë se Tush Lladrovci, burrë i madh i Kosovës i dha shumë kombit me dekada.

“Sot u nda nga jeta burri i madh i kombit tonë që i dha shumë vendit tonë me dekada. Tush Lladrovci si një burrë i urtë dhe fjalë pak e dëshmoi se rruga e lirisë është tepër e vështirë dhe kërkon sakrificë, duke e dëshmuar tërë familja Lladrovci gatishmërinë për sakrificë me ne krye Heroin e pa mposhtur Fehmi Lladrovci. Prehu në paqe Baca Tush”, ka shkruar Haaradinaj në Facebook.