Hasanbeg, një javë pas vërshimeve nis dezinfektimi

15.08.2016 18:47:45

Një javë pas përmbytjeve që kapluan rajonin e Shkupit, në disa lagje dhe shtëpi të Hasanbegut ka filluar dezinfektimi edhe atë në shtëpitë dhe rrugët që janë tharë nga lagështia, ndërkaq kryerja e këtij aksioni edhe në shtëpitë dhe rrugët tjera, pritet të fillojë pas pastrimit të tyre.

Por pavarësisht se dezinfektimi në disa zona ka filluar, në disa të tjera ende nuk është ofruar as edhe një ndihmë e vetme për pastrimin e shtëpive dhe lagjeve të dëmtuara. Banorët shprehet të revoltuar. Ndërkohë ka vazhduar me punë Komisioni për vlerësimin e dëmeve. Sipas banorëve të kontaktuar nga Alsat, komisioni sot ka bërë vlerësimin e veturave të dëmtuara, ndërkohë gjatë ditëve të kaluara kanë evidentuar dëmet e tokave bujqësore.