Hasanbegu i ngjanë një varreze masive, ti ndihmohet për tragjedinë e dytë

11.08.2016 12:12:30

Hasanbegu i ngjanë një vendi që ka ndodhur apokalipsa. Gazetari i Zhurnalit në terren rrëfen se fshati Hasanbeg i Shkupit është përmbysur i tëri dhe i ngjanë një varreze masive. Nga të gjitha anët mund të vërehen rrënojat e mëdha të cilët i kishte sjell përmbytja e fundit që ndodhi natën e 6 gushtit.

Pronarët e shtëpive më nuk kanë fjalë se çka të flasin, por janë të dëshpëruar tej mase për shkak të fatkeqësis që ju ka ndodhur. Në terren vende vende vërehen kamioneta dhe ekipe tjera për të pastruar rrënojat. Rrugët edhe pse janë të lëvizshme, pjesët anësore të rrugëve janë të mbushura për plotë me mbeturina dhe baltë.

Shumë shtëpi pothuajse janë të shkatërruara, ndërsa disa qytetarë vazhdojnë intensivisht për ti pastruar rrënojat. Banorët e Hasanbegut nuk janë të disponuar që të flasin shumë para mediave, por flasin nën zë se këtë tragjedi do ta mbajnë në mendje gjithmonë.

Përveç prezencës së madhe të organizatave humanitare të cilët drejtohen nga shqiptarë, aktivist që vijnë nga komunat shqiptare, nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe institucione tjera, në Hasanbeg të Shkupit për ti pastruar rrënojat dhe shtëpit e dëmtuara, kishte edhe të burgosur nga burgu i Idrizovës.

Në orën 10:20 min, përballë pompës së Benzinës MakPetrol në hyrje të Hasanbegut u ndal një kamion me të burgosur nga burgu i Idrizovës, ata zbritën dhe iu përveshën punës në terren. Përveç tyre për tju ndihmuar banorëve të Hasanbegut vinin edhe vetura me targa nga Struga, Ohri dhe qytete tjera të Maqedonisë të cilët në mënyrë vullnetare kishin sjell pije dhe ushqim.

Punkti kryesorë ku bëhet organizimi i aktiviteteve në Hasanbeg, gjendet në Shkollën fillore “25 maj”. Sipas aktiviteteve që bëhen në terren, lirisht mund të thuhet se në Hasanbeg mund të rikthehet jeta normale pas një viti.

Realisht për momentin ekziston rreziku për përhapjen e sëmundjeve infektive dhe shumë qytetarë ankohen se kanë kruarje të lëkurës dhe simptome të ndryshme me puçrra të skuqura. Për shkak të kësaj situate Qeveria e Maqedonisë duhet urgjentisht të hartoj plan konkret për tju dalë në ndihmë banorëve të Hasanbegut, në të kundërtën Hasanbegu mund të shndërrohet në një tragjedi të re, por kësaj radhe me një epidemi marramendëse.