HAXHIU REAGON PËR NDALIMIN E QYTETARËVE NË KUFI PËR SHKAK TË GJOBAVE

09.06.2018 19:43:13

Deputetja Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj ndalimit të qytetarëve që po u bëhet në kufi për shkak të gjobave që kanë në komunikacion.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se gjobat të cilat shqiptohen në komunikacion duhet të paguhen. por sipas saj, kjo formë përveç që është maltretim për qytetarët është edhe e paligjshme dhe jo-kushtetuese dhe duhet të ndalohet sa më parë.

“Kjo formë, pa vendim/urdhër gjykate, pa njoftim paraprak, pa ftesë pra pa zbatim ligji, është kidnapim.

Qeveria e pakicës por megalomane me poste ministrore e zëvendës të tyre, pa problem i falë 53 milion Bechtel Enkas, paguan borxhet e serbëve me taksat tona, i ngritë pagat për vete, rehaton militantët nëpër institucione/ndërmarrje, shpik poste për t’i kënaqur apetitet e individëve e grupacioneve, rrezikon gjigantët ekonomik, ndaj qytetarëve po qëndron me kamxhik!”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka thënë se këto vendime duhet të ndalohen sa më parë, duke i quajtur si absurde dhe të paligjshme dhe që po ua vështirësojnë edhe më shumë jetën qytetarëve.