Haziri: Besojmë se vitin e ri shkollor do ta fillojmë me katër gjuhë

19.08.2018 19:03:03
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, beson se vitin e ri shkollor do ta nisin me katër gjuhë.

Haziri ka treguar se lidhur me këtë çështje nuk janë duke punuar vetëm, njofton Klan Kosova.

“Jemi duke punuar në baza ditore me drejtorët e shkollave dhe punëtorët e arsimit. Pjesë e përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor është edhe Shkolla e Arteve, disa palestra e terrene hapura sportive”.

Kryetari Haziri njofton se që nga 3 shtatori mësimin do ta fillojnë edhe në gjuhë të tjera.

“Ne besojmë që më 3 shtator jemi të gatshëm të fillojmë me mësimin në katër gjuhë: shqipe, serbe, turke e rome. E ritheksoj se arsimi vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes”, ka shkruar Haziri.