Haziri dhe Abrashi takohen me Presidentin e EPP-së, Joseph Daul

16.05.2018 13:04:49

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, z.sot po qëndrojnë në Sofie të Bullgarisë, në Samitin e krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perendimor.

Gjatë qëndrimit në Sofia të Bullgarisë, z. Haziri dhe z. Abrashi janë takuar me Presidentin e EPP-së, Joseph Daul.

Gjatë takimit z. Haziri e njoftoi z. Daul për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe gjithashtu kërkoi nga ai që të kenë mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Ndërsa, z. Daul konsideroi se roli i LDK-së gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe qëndrimet e LDK-së kanë qenë kyçe për këtë proces, prandaj ai e falenderoi z. Haziri dhe LDK-në.

Gjatë punimeve, z. Haziri do t’i drejtohet të pranishmëve, liderëve politik e institucional nga Evropa, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

LDK – Zyra për Informim