Haziri: Isa Mustafa përsëri bartës i listës zgjedhore

20.04.2017 21:32:41

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, do të jetë sërish bartës i listës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.

Haziri ka treguar se brenda LDK-së zgjedhje të brendshme nuk do të ketë deri në tetorin e ardhshëm.

“Ne nuk kemi plan që të organizojmë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda LDK-së. Është kryeministri në detyrë, kryetar aktual i LDK dhe i përket atij të marrë vendim individual nëse do të përballet me zgjedhje ose jo”,  tha Haziri në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Haziri ka thënë se partia e tij ka qenë e para që e ka vendosur standardin e votës së fshehtë, ndërsa ka thënë LDK formulën e unifikimit e garanton me rikthimin e bindshëm si parti e parë në Kosovë.