Haziri: Pas vendimit të Kushtetueses na duhet 24 orë për formimin e Qeverisë së re

14.05.2020 13:07:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtuese rreth dekretit, të presidentit Hashim Thaçi, për 24 orë do ta formojnë Qeverinë e re që pritet ta udhëheq kjo parti.

Haziri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata Kushtetuese ne e respektojmë. Gjithçka është në pritje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën atij ose atyre me bë Qeverinë dhe institucionet legjitime dhe kjo çështje është procedurale mandej sepse”, ka thënë Haziri.

“Kurdo që gjykata e sjellë vendimin 24 orë janë të mjaftueshme që të kemi institucione të reja ekzekutive”, ka thënë tutje ai.