Haziri tregon se pse duhet të ketë rinumërim në Prishtinë (Video)

23.11.2017 21:57:01

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se numri i madh i votave të pavlefshme të gjetura në garën e balotazhit në Komunën e Prishtinës, janë njëra nga arsyet se pse duhet të ketë rinumërim të votave.

Haziri në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se përveç votave të pavlefshme, janë edhe 500 vota të zbrazura, të cilat i kanë nënshkrimet e votuesve, duke shtuar se në këto vota nuk është rrumbullakësuar emri i asnjërit prej kandidatëve.

“I kemi 72 vota në një shkollë të kryeqytetit, në dëm të Abrashit, e të cilat janë trajtuar si gabim njerëzor, e që më pas është përmirësuar dhe është bartur në tabelarë. Dhe në fund, e kemi transportin humanitar të Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm 24 orë pas ankesës tonë”, ka shtuar Haziri.